KreuCelebrity

Reagon prezantuesja e “Procesit Sportiv”: Mjaft më krahasuat!

Fjoralba Ponarit mesa duket i ka ardhur në majë të hundës. Prezantuesja bukuroshe, e cila qëndron në krah të Edi Manushit si prezantuese e “Procesi Sportiv” duket se nuk është e kënaqur me krahasimet e shumta që i bëhen me Marina Vjollcën. Fjoralba u bë pjesë e këtij emisioni pasi ky vend u la vakant nga Marina Vjollca.

Bukuroshja ka zgjedhur emsionin “Pop Culture” për të shprehur pakënaqësinë që ndjen në lidhje me këtë çështje. Teksa ka shpjeguar që ka qënë Manushi ai që e kishte ftuar për të qenë pjesë e programit është dashur një ngacmim i prezantueses, Dojna Mema që Fjoralba të reagonte.

“Dua të sqaroj pak edhe këtë punën e bjondllëkut.Nuk më pëlqen që njerëzit po më krahasojnë mua me Marinën. Ajo çka unë mendoj se vlen në krahasimin mes nesh është raporti me Manushin, kimia me njëri – tjetrin. Unë nuk zëvendësova asnjeri, vendi ishte vakant”- tha Fjoralba për Pop Culture.

Është e qartë që prezantuesja e re e “Procesi Sportiv” është e tejngopur me krahasimet që i bëhen me Marinën por jemi të bindur që me kalimin e kohës do të jetë Fjoralba ajo që do të shihet si imazhi i këtij programi.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF