KreuCelebrity

Robert Pattinson nostalgjik për të shkuarën, shihet me Kristen Stewart

Në një intervistë të dhënë për “E-News” Robert Pattinson është shprehur nostalgjik për të shkuarën, sidomos përsa i përket aktrimit në sagën “Twilight”.
“Marrja pjesë në sagën Twilight ishte kthesa në karrierën time, para kësaj nuk e dija nëse doja të behesha aktor ose jo.”, – ka thënë Pattinson.

Mesa duket Pattinson nuk është nostalgjik vetëm për periudhën e aktrimit, por edhe për marrëdhënien me Kristen Stewart.

Të dy janë parë me njëri – tjetrin duke darkuar në Los Angeles.
Kaq është dashur që të nisin spekulimet që çifti është sërish në një marrëdhënie dashurie.

Kristen dhe Robert u kthyen në një çift shumë të dashur për publikun me nisjen e “Twilight Saga”, filma të cilët bënë bujë në të gjithë botën dhe askush nuk u çudit kur ata pranuan publikisht lidhjen e tyre sepse kimia e tyre në ekran e paraprinte diçka të tillë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF