Sjellje raciste kundrejt Ermal Metës nga aktorët e njohur italianë, këngëtari iu jep hakun! 0 1210

Ermal Meta është këngëtari me orgjinë shqiptare shumë i vlerësuar në Itali për muzikën që ai bën.

Paçka talentit të tij dhe faktit që ai ishte imazhi i Italisë në Eurovizionin e këtij viti, atij sërish i duhet të përballet me sjelljet raciste në vendin fqinjë.

Pio D’Antini ( djathas ) dhe Amedeo Grieco ( majtas )

Këtë herë bëhet fjalë për dy aktorë italianë, të cilët kanë përmendur orgjinën e Ermalit me tone raciste: “Erdhe me gomone nga Shqipëria dhe të shpëtuam ne Puliezët, tani je në gjueti për para”, – kanë thënë aktorët Pio D’Antini dhe Amedeo Grieco.

Këngëtari shqiptarë nuk e ka anashkaluar deklaratën e tyre dhe u është përgjigjur nëpërmjet një postimi në “Tëitter” : “Pio dhe Amedeo, gjithesesi duhet të më ktheni gomonen”.

Dozat e humorit që Ermali ka shtuar në postimin e tij me siguri kanë qënë për të zbutur situatën e nderë, por gjithsesi përgjigjen duket se e kanë marr.

Previous ArticleNext Article