KreuArt

Beyonce dhe Jay – Z më të dashuruar se kurrë, ja mënyra që zgjodhën për të shfaqur dashurinë!

Çifti i famshëm prej shumë kohësh është përfolur rreth tradhëtisë që Jay-Z bëri ndaj divës së muzikës para disa vitesh. Albumi “Lemonade” i Beyonce i shtoi edhe më shumë dyshimet rreth tradhëtisë së tij, derisa në një intervistë të dhënë pak muaj më parë ishte reperi ai që e konfirmoi tradhëtinë e tij në një intervistë për një emision prestigjoz amerikanë.

Ama kjo tradhëti duket se është lënë pas dhe çifti ka vendosur ta rikuperojë marrëdhënien e tyre dhe këtë e konfirmoi edhe turneu i tyre i përbashkët “‘On the Run II”, por nuk paska qenë vetëm një turne, por edhe një album i përbashkët për dy këngëtarët.

“Everything is love” quhet ky album dhe mesa duket i gjithë albumi i dedikohet marrëdhënies së tyre. Ka qënë Beyonce ajo që e ka bërë publik lajmin ditën e djeshme, duke ndarë me fansat dhe disa sekuenca filmike pjesë të albumit të ri.

Në album nuk do të shfaqet vetëm Beyonce dhe Jay-Z, por do të jetë edhe vajza e tyre Blue Ivy dhe dy binjakët, Rumi dhe Sir.

Ky album totalisht familjar presim që të na tregojë më shumë detaje rreth jetës së familjes së famshme për të cilën shumë njerëz janë kuriozë.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF