Fundi i “Game of Thrones”, na e zbuloi pa dashje aktorja protagoniste

A mos vallë me një tatuazh, Sophie Turner ka zbuluar fundin ( e fshehtë) të Game of Thrones? Fansat e “Game of Thrones” nuk i zë gjumi prej dy ditësh: shkaku i furtunës në mediat sociale është tatuazhi i ri i Sophie Turner ( në film Sansa Stark).

Disa prej adhuruesve të serialit më popullor të HBO-së, e të famshëm sidomos për paparashikueshmërinë e fatit të personazheve të tij, janë të bindur se aktorja e ka zbuluar fundin e shoë-t, që do dhe një vit të mbyllet.  Sophie postoi në Instagram një foto të tatuazhit me kokë ujku – simboli i Shtëpisë Stark – dhe mesazhin “ The pack survives” –  (Kopeja mbijeton).

Kjo mund të ketë qenë thjesht një përzgjedhje e frymëzuar nga seriali që e bëri 22-vjeçaren  të shijonte famën, por fansat i japin tjetër interpretim. Sipas tyre, tatuazhi tregon se pjesëtarët e familjes Stark nuk do të vdesin në fund të serialit. Ned Stark pat thënë në sezonin e parë: “Kur dëbora bie dhe era e bardhë fryn në male, ujku vetmitar ngordh, por kopeja mbijeton”.

Duke qenë se HBO-ja nuk do të lejonte kurrë t`I prishej surpriza e finales, mbase Sophie ka gjetur këtë mënyrë për ta kujtuar përgjithmonë rolin e jetës. Mund të jetë kjo, ose thjesht një lojë mjeshtërore marketingu.

Previous ArticleNext Article