KreuCelebrity

Jennifer Lopez tregon sekretet për një fizik perfekt, të lehta edhe për ne!

Ka 48 vite mbi supe, por trupin e saj do ta dëshironin plot vajza të reja. Jennifer Lopez është femër që di si të kujdeset për veten dhe nuk po flasim vetëm për ushtrimet fizike, sepse dihet sa të rëndësishme janë ato. Ka dhe gjëra të tjera që ndikojnë te format trupore dhe Xheni nuk e mban më sekret dietën e saj.

1.Artistja nuk i ndahet ushqimit bio: fruta, perime, mish ekologjik. Edhe pse mund të mos jetë shumë i shijshëm, ky lloj ushqimi është i shëndetshëm dhe ndihmon në shmangien e akumulimit të toksinave.

2.Eviton alkolin dhe kafeinën

Edhe pse festat i ka qejf, J.Lo nuk vë alkol në gojë. Kafen po kështu e shmang kur ka mundësi. Në këtë mënyrë, e mban trupin të shëndetshëm dhe parandalon shtimin e insulinës.

3.Konsumon shumë proteina- sepse të japin energji dhe ndihmojnë në krijimin e masës muskulare

4. E thyen urinë me ndonjë gjë të vogël e të shëndetshme. Nuk duhet të bini pre e urisë me shpresën se kështu do të bini në peshë. Duhet ngrënë diçka çdo 2-3 orë për ta nxitur metabolizmin të funksionojë. Vetëm se duhet të jenë ushqime të shëndetshme e jo patatina!

5.Xhenit i pëlqejnë arrat

Dhe me sa duket, ato janë të nevojshme për një trup të tonifikuar, sepse janë të pasura me vitamina, protesina, fibra dhe minerale. Përveç të tjerash, reduktojnë dhe stresin. Por kujdes mos e teproni, se kanë yndyrna gjithsesi!

6.Aktorja, të cilës i pëlqen dhe të këndojë, nuk e rëndon dorën as me sheqerin, e as me kripën, që e bën trupin të mbajë ujë.

7.Një ndihmë të madhe për siluetën i jep dhe peshku; J.Lo nuk e ndan ( së bashku me mishin) sepse është i pasur me omega 3 që ndihmon jo vetëm shëndetin në përgjithësi, por edhe lëkurën në mënyrë te vecantë, flokët dhe thonjtë.

8.Gjumin nuk e prish kurrë, por i bën 8 orë te plota natën

Dhe këshilla që na pëlqen më shumë: të paktën një herë në javë bëjani qejfin vetes me ndonjë ëmbëlsirë, ose çokollatë të zezë. Çështje ekulibri.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF