Modelja “shuplakë” me delikatesë Presidentit!

Në Amerikë, vendi ku demokracia u bë ideal, ndodh edhe që ta vësh në lojë hapur presidentin e të mos të të hyjë gjemb në këmbë! E shoqja e John Legend, modelja Chrissy Teigen ka një histori të gjatë ngacmimesh me shefin e Shtëpisë së Bardhë Donald Trump, të cilin e ka tallur aq shumë sa në fund, i lodhur prej shpotive të saj, ai vendosi ta bllokonte fare në Twitter.

 

Por Chrissy vazhdon t`i vihet pas e këtë radhë e bëri me klas: “John-i dhe unë tmerrohemi kur shohim e dëgjojmë historitë horror të azilkërkuesve dhe refugjatëve në Amerikë, të cilët ndahen për së gjalli prej njerëzve të vet për shkak të politikave çnjerëzore të administratës Trump, shkruan ajo në profilin e saj.

Megjithatë, vazhdon modelja nënë e dy fëmijëve, presidenti sapo kremtoi 72-vjetorin e lindjes dhe ne po ia urojmë duke dhuruar 72.000 dollarë për ACLU – unioni amerikan I Lirive Civile! Gjesti i bërë i solli Chrissy-t një lum lëvdatash nga fansat që thonë se kjo ishte “një përplasje turinjve“ në nivel ekspertësh!

Previous ArticleNext Article