KreuCelebrity

Vini re nuse të ardhshme! Ja ku mund të blihet një fustan nusërie si ai i Meghan Markle

Është fjala për fustanin e stiluar nga Stella McCartney që 36 – vjeçarja mbajti veshur gjatë pritjes, por që shumë e pelqyen më tepër sesa atë të ceremonisë kryesore.

Stilistja e famshme do të shesë fustane të njëjta me atë që Dukesha e Sussex-it mbajti veshur në 19 maj. Koleksioni quhet “ E bërë me dashuri“ dhe ka vetëm 46 fustane: 23 të bardha e 23 të zeza. Kaq do të jenë fustanet në shitje për një cmim prej  3.500 paundësh secili ose rreth 4.657 dollarë. Për t`i parë pastaj nga afër, lihet një takim përmes një e-maili në adresën [email protected], ku do të përgjigjet vetë stislitja. Pak e vështirë kjo, por për çdo rast edhe nëse humbet shansi i këtyre 23 origjinaleve të bardha, dyqani ka edhe kopje të fustanit të dukeshës.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF