9 ushqime për një lëkurë si mëndafsh! 0 130

Ka shumë mundësi që rritja e temperaturave dhe poleni këto muaj ndikojnë në lëkurë. Edhe pose ju mund të jeni shumë të kujdesshëm me lëkurën, nëse harroni një pjesë shumë të rëndësishme të ‘puzzle-it’, siç është dieta atëherë nuk keni gjë në vijë. Sipas dietologes Kimberly Snyder, mund të filloni të kujdeseni për lëkurën tuaj në thjesht një javë duke konsumuar këto përbërës natyral të cilët ndihmojnë të keni një çehre më të mirë.

Pastaj mos harroni që ne jemi çfarë hamë.

Limoni– fillojeni ditën duke pirë një gotë ujë të ngrohtë me limon esëll pasi ndihmon aparatin tretës dhe mëlçinë të largojë mbetjet më shpejt.

Patate e ëmbla– të shtosh në diet këtë përbërës të pasur në beta- carotene ju ndihmon të mos keni një çehre të zymtë kjo falë vitaminës A dhe C të cilat ndihmojnë në shkëlqimin e lëkurës.

Bajame- përveç se janë të shëndëtshmë bajamet janë dhe një ushqim bukurie pasi vitamin E që përmbajnë shërben si një antioksidant i cili zbukuron lëkurën por edhe lufton dëmtimin e saj nga rrezet ultra-violet.

Farat kia- këto fara të cilat luftojnë radikalet e lira përmbajnë minerale dhe fibra dhe gjithashtu balancën perfekte të acideve thelbësore yndyrore që i japin lëkurës shkëlqim.

Ananasi- kur lëkura juaj ka nevojë të duket mirë ky është fruit i mrekullisë dhe ka shije fantastike. Ananasi i jep përftime lëkurës duke përmirësuar tretjen, ul inflamacionin dhe largon toksinat nga trupi gjithashtu ndihmon në prodhimin e kolagjenit.

Panxhari- antioksidantët e fuqishëm që gjenden te panxhari parandalojnë shenjat e plakjes. Kombinimi i mineraleve dhe vitaminave stimulojnë riparimin e qelizave dhe parandalojnë krijimin e rrudhave.

Fiku-  Farat e vogla të këtij fruit ndihmojnë në pastrimin traktit digjestiv dhe mukusit një processi i cili ndihmon në “shkëlqimin” e brendshëm.

Spinaqi- Spinaqi është i pasur në vitamin A, shumë i nevojshëm për rritje të lëkurës dhe flokëve por ka edhe vitamin C i cili ndihmon në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e kolagjenit.

Burimi: Vogue

Previous ArticleNext Article