KreuCelebrity

Çifti më gallat i showbiz-it postoi foton që na shkriu së qeshuri

Nuk ka dyshim, ata janë çifti më me humor dhe më pa komplekse  në radhët e të famshëmve të botës.

Chrissy Teigen dhe John Legend nuk ngurojnë aspak të postojnë herë pas here foto nëpër rrjete sociale nga përditshmëria e tyre, apo edhe nëpër intervista të ndryshme ata janë gjithmonë të çiltër, duke mos përdorur aspak filtra në rrëfimet e tyre.

E kjo ka bërë që këngëtari dhe modelja të kthehen në dyshen më të dashur të showbiz-it botëror. Foto e radhës e çiftit simpatik ishte dje  në ditën e baballarëve, e nëse prisni ndonjë foto a urim zyrtar mbushur me fjalë të bukura e mjalt, e keni krejt gabim. Ditën e Baballarëve John dhe Chrissy e ‘kremtuan’ nëpërmjet një foto krejt të panatyrshme dhe sigurisht mbushur me nota humori.

“E di që është Dita e Baballarëve, por gruaja ime është e paparë. Po më çon për darkë, por sërish në detyreën e mamit”, shkruan këngëtari nën foton në të cilën çifti duket të ulur në makinë, por gjejeni ç’po bën Chrissy…Ajo po shtrydh gjirin me një popmë, për t’ja lënë gati të birit dy muajsh.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF