Ja pse fëmijët nuk do të donin të ishin si princeshë Charlotte 0 600

Rreptësisë së protokollit nuk i shpëtojnë dot as anëtarët më të rinj të familjes mbretërore britanike. Rregullat aplikohen njësoj edhe për princin George e Princeshën Charlotte.

Të dy fëmijët nuk kanë të drejtë të ulen në tryezë me William dhe Kate, derisa të kenë mësuar sesi të sillen e të komunikojnë me edukatë.  Por ka dhe më. Në një kohë kur të vegjlit e moshës së tyre dalin e argëtohen nëpër parqe lodrash, vëlla e motër duhet të mësojnë gjuhë të huaja. Charlotte është vetëm tre vjeç dhe merr mësime spanjishteje.

George nga ana tjetër duhet të mbajë në publik vetëm pantallona të shkurta deri në moshën 7 vjeçare. Edhe kodi i veshjes së princeshës së vogël ështe caktuar e vulosur: fustane me ngjyra dhe jakë të mbyllur e një karficë në flokë! Nuk është e lehtë të jesh fëmijë në një familje mbretërore!

Previous ArticleNext Article