KreuCelebrity

Ne e duam Erën! Por kënga “Prisioner” ngjan shumë me këngën e Rihannës!

Suksesi i Era Istrefit tashmë ka marrë ‘dhenë’, dhe ne jemi shumë të lumtur për këtë.

Pasi na gëzoi të gjithëve kur u përzgjodh si këngëtarja e hitit zyrtar të “Kampionatit të Futbollit 2018”, Era po vijon me rrugën e saj drejt suksesit. Aktualisht artistja kosovare ndodhet në Xhamajkë, për të xhiruar “Prisioner”,  klipin më të ri që pritet të dalë shumë shpejt.

E ndërsa kënga me tekst dhe melodi është bërë publike, Era po ‘gatuan’ në Xhamajkën e largët imazhet filmike që do të shoqëriojnë këtë këngë, që ne shpresojmë shumë që të kthehet në një Hit. Por teksa po dëgjonim versionin audio të “Prisioner” neve na duket sikur ka një ngjashëmri të madhe me këngën “Man Down” të kënduar nga Rihanna në vitin 2011.

Zhaneri (reggae) i këngës, vendi i xhirmit Xhamajka, dhe më e rëndësishmja melodia e këngës, të gjitha këto na bëjnë të mendojmë që Era është frymëzuar tej mase nga këngëtarja Rihanna. Ndërkohë ne po ju lëmë të gjykoni vetë!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF