KreuCelebrity

Veshjet më “hot“ të tapetit të kuq!

Në çmimet MTV Movie & TV Awards 2018, dikujt mund t`i duket i ekzagjeruar fustani  i fryrë prej lëkure i Zendaya-s, por kritikëve u pëlqeu. Kush jemi ne të themi jo?

Kim Kardashian risolli argjendin dhe të bardhën në kontrast me flokët e zinj. Me format e reja trupore, çdo gjë i rri mirë!

Olivia Munn dhe kombinoshet e saj në një jeshile të bukur i siguruan një vend në listën e atyre që ishin veshur padyshim me shumë shije për këtë event.

Kostumi me figura e lara i Chadwick Boseman mbase nuk i bind të gjithë, por ia mbushi mendjen atyre që duhet!

Fustani i Kristen Bell i tregonte shumë këmbët, ama duket se çdo gjë ishte brenda kufijve të pranueshëm të së bukurës dhe elegantes.

Stili gipsy dhe e kuqja e fortë e veshjes së Tessa Thompson e bënë punën e vet: vajza ra në sy!

Jasmine Sanders – një rreze dielli, kokë e këmbë me të verdha!

Dhe ajo që na pëlqeu që në fillim, Mandy Moore ishte një kombinim i guximshëm i të thururës së argjendtë me gurë të së njëjtës ngjyrë e sandale të zeza me rripa deri tek kyçi. Mesazhi është: “Prit, se jam unë këtu”!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF