KreuCelebrity

Babai i Meghanit paralajmëron Harry-n: Kurrë shuplakë drejt Meghanit!

Kur princi i kërkoi Thomas Markle-it vajzën e dorës së tij, 73-vjeçari kishte një kërkesë të cilën ia bëri të qartë që në fillim: “Nuk dua të ngresh kurrë dorë mbi vajzën time. Ma bëj këtë premtim dhe do të kesh bekimin tim!”.

Në rrëfimin e tij të rrallë për Pierce Morgan, Thomas tregoi edhe momentin kur e bija i kishte treguar sesi po takohej me një britanik, i cili ishte paksa princ, e në fund, i kishte thënë se bëhej fjalë as më shumë e as më pak sesa për Harry-n, dora vetë. Në atë pikë, unë thashë, ah Harry, epo mirë, në rregull, thotë Thomas.

Një baba tjetër ndoshta nuk do të kishte pasur këtë lloj reagimi. Atëherë përse një indiferentizëm i tillë? Përgjigjen e jep vetë i ati i dukeshës së re: Harry është një djalë shumë i mirë, një xhentëllmen, është interesant, është princ në fund të fundit, por vajza ime ka qenë një princeshë që ditën kur lindi e për mua do të mbetej  gjithmonë e tillë në çdo situatë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF