KreuCelebrity

E gjithë familja Shakohoxha bën tatuazh lajtmotivin e jetës së tyre!

Në çdo shtëpi, e çdo familje, ku ka prindër e fëmijë mesazhet e këshillat që të mëdhenjtë u diktojnë më të vegjëlve, shpesh kthehen në lajtmotive që shoqërojnë familjen për gjithë jetën. Duket se njëjtë ka ndodhur edhe me familjen e Dritan Shakohoxhës.

Gazetari i sportit dhe bashkëshortja Miranda, janë prindër të dy djemve Frenklit dhe Devid, e ashtu si për çdo prind, edhe për ta rritja në mënyrën më të mirë të mundshme të çunave është misioni më i rëndësishëm në jetë. E krahas shumë ‘Bëj’ dhe ‘Mos bëj’, që Dritani dhe Miranda u kanë diktuar fëmijëve të tyre një këshillë tejet domethënëse duket se është kthyer në personifikimin e familjes.

KARMA (të marrësh mbrapsht atë që jep), është shprehja që mesa duket i është mëshuar fort në familjen Shakohoxha gjatë rritjes së djemve. Madje Dritani, Miranda, Frenkli dhe Devid tani simbolin e karmës do ta kenë të shenjuar përjetësisht në trup, pasi ata të katërt janë drejtuar për tek tatuatori për të bërë tatuazh, lajtmotivin e jetës së tyre.. “Bëj mirë, që të gjesh mirë në jetë!”…

Për një familje të suksesshme si në jetë ashtu edhe në karrierë si familja Shakohoxha, duket se ‘karma’ ka ekzituar me të vërtetë!

 

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF