KreuCelebrity

Ekskluzive/Rudina Xhunga rikthehet në shtëpinë e saj në “Top Channel”

Rudina Xhunga do të rikthehet në Top Channel! Duket e çuditshme, por në Shqipëri nuk ka më çudira. Gazetarët ikin e vijnë, flasin e përflasin për vendet e punës dhe drejtuesit e tyre, e përsëri harrojnë dhe fshijnë gjithçka. Kështu duket se do të ndodhë edhe me gazetaren Xhunga, e cila pas shfaqjeve të shpeshta në ekranin Klan, u duk se do të lidhte kontratë me këtë televizion për sezonin e ri.

Aq më tepër pas rrëfimeve për herë të parë të marrëdhënieve të saj me ish-pronarin e TOP Medias, Dritan Hoxha, i cili e largoi nga dita e enjte transmetimet e emisionit të saj, për t’ia lënë përballjen një burri, Sokol Ballës, me Blendi Fevziun (histori të cilën Xhunga e tregoi në emisionin Thumb, në Abc News)!

Një “dritare” e re bashkëpunimi duket se është çelur tashmë mes saj dhe drejtuesit aktual të TCH, Ben Blushi, misioni i të cilit është të ringrejë me çdo kusht nivelin dhe audiencën e ekranit, dikur më të parë të shqiptarëve.

 

 

Por, interesanate është historia e ndarjes dhe ribashkimit të Rudina Xhungës, e cila do t’ia kishte kursyer vetes ca rrëfenja, për ish-shtëpinë e saj për 13 vite rresht.

Burime nga ‘Top Channel’ zbulojnë për Bordo se Rudina Xhunga në shtator rikthehet në Top Channel. Me gjasë ajo do të zëvendësojë emisionin “Të paekspozuarit”, që u shfaq së fundi në këtë ekran nga gazetari Ylli Rakipi. 

Lëvizja e fundit e Xhungës ka qenë largimi nga “Vizion Plus” ku prej 2 vitesh drejtoi emisionin“Dritare” duke qenë dhe autorja e tij, por le ta themi që për hir të së vërtetës nuk mori audicionën e duhur.

Pavarësisht kësaj largimi i Xhungës nga Vizion u përfol edhe si shkak i ardhjes së Sokol Ballës në postin e drejtorit ekzekutiv.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF