KreuCelebrity

Khloe Kardashian e ka harruar plotësisht tradhëtinë e partnerit, feston në Los Angelos

Khloe Kardashian dhe partneri i saj Tristan Thompson u panë sëbashku në një klub nate në Los Angelos mbrëmjen e djeshme. Kjo është një nga daljet e rralla të çiftit pas skandalit të madh të tradhëtisë së basketbollistit kundrejt Kardashian.

Ata ishin në Los Angelos dhe u pamë në dy klabe nate të ndryshme. Gjerat mes çiftit dukeshin aq mirë saqë dukej sikur asgjë nuk kishte ndodhur mes tyre.

Tradhëtia e Thompson u zbulua në prill të këtij viti, pak ditë përpara se Khloe të sillte në jetë vajzën e tyre, True. Mesa duket Khloe ka vendosur të lërë çdo gjë pas dhe gjërat të vazhdojnë normalisht mes tyre , por mbetet e çuditëshme sesi ajo arriti të fal një tradhëti të tillë në kaq pak kohë!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF