KreuCelebrity

Meghan ‘kopjon’ idhullin e fëmijërisë së saj, Dianën

Fustani me lule i Meghan Markle në dasmën e kushërirës së të shoqit Celia McCorquodale, në Lincolnshire, u kthye në kryefjaljën e ditës.

Pas veshjeve neutrale me të cilat ishte shfaqur deri më tani gjatë daljeve në publik, Dukesha e Sussex-it befasoi me lulet bardh e blu te krijimit të Oscar de la Renta-s, një zgjedhje tepër e këndshme dhe e freskët për një dasëm vere. Por ajo që shumë nuk kuptuan ishte ngjashmëria e madhe me tunikën që pat mbajtur dikur vjehrra e ndjerë e saj, princesha Diana.

 

Në 1986-tën, kur Harry ishte vetëm dy vjeç, Diana u shfaq me nje bluzë të gjatë me forma gjethesh bardh e blu mbi pantallona të bardha gjatë një udhëtimi në Arabinë Saudite. E kujdesshme në detaje, e duke respektuar plotësisht karakteristikat e vendit që po vizitonte, veshja e princeshës së Uellsit, qe kombinuar me vëthë ne formë gjysmë-hëne e këpucë të sheshta të bardha.

Homazhi i Meghanit mund të ishte një koincidencë, por nuk do është çudi të ketë qenë dhe diçka e planifikuar, duke pasur parasysh adhurimin e saj për Dianën, që kur ishte e vogël, thotë një shoqe fëmijërie e 36-vjeçares, donte të bëhej “Princesha Diana numër2“.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF