Oltsen Gripshi, nga çmimi në New York ekspozon në Mantova 0 776

Historiani dhe kritiku i artit Oltsen Gripshi pasi u vlerësua me një çmim tejet prestigjoz “Canova Prize 2018”, në Nju Jork, duket se një tjetër sukses është në rrugën e artistit me përmasa ndërkombëtare.

Vepra e vlerësuar me çmimin “Canova Prize 2018” në Nju Jork 

Kësaj here në shtetin fqinj Itali, Gripshi sëbashku me disa artistë të afirmuar shqiptarë, kanë çelur një ekspozitë të kalibrit të tij, me vepra ku konkretizohen ngjyrat e botës së brendshme të artistit.
Sipas Oltsen Gripshit në katër veprat e tij konceptuale konkretizohen ngjyrat e botës të brendshme nëpërmjet konceptuales në portretizimin e realitetit si dëshmitar i kësaj kohe; i kohës tonë, i kohës që gjëmon furishëm me dinamizmin, i cili karakterizon të tashmen, por kurrsesi nuk harron të shkuarën…

 

Ekspozita qëndron e hapur nga data 8 qershor deri më 15 korrik 2018 në Muzeun Shtetëror Casa del Mantegna në Mantova të Italisë. Veprat prezantohen të sinqerta dhe modeste për t’i dhënë përparësi më shumë fuqisë së mendimit sesa pamjes estetike të tepruar (ekstravagante).

“Në ekspozitë është me rëndësi pjesëmarrja e artistëve si Artan Shabani, i cili sjell një copëz realiteti shqiptar me në qendër Utopinë, sepse për të utopia e adultit gjendet jo në një vend që nuk ekziston, por në një tekst që nuk flet më. Një pikturë e freskët realiste te portretet drapezh dhe qendistare, gati sikur ato lule t’i kishte punuar një i verbër në letër” – tregon artisti për Bordo.
Gripshi është nga ata të cilët me art kanë fituar betejat e vështira që të përball jeta, e veçanërisht në rastin e tij kur iu desh të emigronte në Itali.

Previous ArticleNext Article