KreuCelebrity

Robert Berisha vjen me serenatë dashurie “Pa ty”!

Robert Berisha vjen në tregun muzikor të kësaj vere me një këngë dashurie. Berisha i njohur më parë si bashkëshorti i Nora Istrefit, por prej 2 vitesh edhe si këngëtar, ka publikuar sot këngën e tij më të re. E në fakt ka zgjedhur sezonin ku konkurenca është ndjeshëm e lartë.

Me një orkestër në mes të një lagjeje dhe fëmijë të vegjël përreth, që i japin shumë ritëm e harmoni videos, këngëtari Robert Berisha prezanton këngën e re “Pa ty”. Ky projekt muzikor ngjan me seranatat e famshme të dashurisë.

Një tjetër ritëm i bukur iu shtohet muzikës së kësaj vere. “Pa ty”, një këngë verore ku flitet për dashurinë ndaj një vajze, pa të cilën nuk ka jetë por historia gjithsesi ka përfunduar.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF