`Vikingu“ islandez Rurik Gislason, futbollisti më i bukur i Botërorit! 0 962

Është 30 vjeç dhe pothuajse askush nuk e njihte përpara se të zbriste në fushë me Argjentinën. Por numri i adhurueseve të tij është rritur frikshëm nga ai moment dhe tani, mesfushori islandez është shpallur unanimisht mashkulli më i nxehtë i Rusi 2018.

Numri 19 i skuadrës së shtetit-ishull që po vazhdon të na befasojë, është pagëzuar si David Beckham-i i Islandës, duke fshirë pa asnjë diskutim konkurencën e Neymar-it, Hummels-it apo të gjithëpranishmit, Christiano Ronaldo! Edhe nëse nuk do të arrijë të shtrëngojë në duar Kupën e Botës, Gislason është e sigurtë se e ka shënuar një fitore të madhe me kupën e më të pashmit!

Previous ArticleNext Article