Yjet pa turp! Ja fustanet më skandaloze të showbizit!

Si t`i vjedhësh vëmendjen motrës e mikeshave: Në festivalin e Kanës 2016, Bella Hadid e gjeti zgjidhjen me një fustan të kuq të çarë deri lart që i ekspozonte më shumë sesa vetëm këmbën. Në ato momente, të gjithë e harruan modelen tjetër të familjes, Gigi Hadid!

Në festën e mbajtur pas ceremonisë së çmimeve Oskar në 2015-tën, Irina Shayk vetëm e veshur që nuk mund të quhej. Por me sa duket, kështu ia fitoi zemrën Bradley Cooper-it.

Kur je me bashkëshortin në krah mund të veshësh ç`të duash,  e pohon e shoqja e Roman Polanksit, Emmanuelle Seigner.

Bella na shfaqet prapë me veshje provokuese, dy herë në një listë!

 

Dhe as dyshi duket nuk është mjaftueshëm për të. Me këtë fustan transparent që nuk i le vend imagjinatës, të gjithë mbetën pa fjalë.

Jennifer Lopez e kishte bërë diçka të ngjashme përpara saj në vitin 2000 me fustanin e lehtë prej mëndafshi, në ngjyra tropiku të Versaçes dhe një dekolte që mbërrinte deri te kërthiza. Disa ditë më vonë të gjithë nisën ta kërkojnë në Google dhe kështu lindi Google Image Search. Për këtë arsye, revista “People” e ka cilësuar si veshjen më me influencë dhe revolucionare të kohës.

Legjendar ështe edhe fustani me mbërthecka i Liz Hurley-t në premierën e filmit “Katër martesa dhe një funeral” në 1994-tën. Krijimi o Gianni Versace-s do të hynte në histori.

Rihana i ngjasonte një perëndeshe gjysëm të zhveshur greke me këtë fustan që i ekspozonte të gjithë shpinën, e madje dhe pak më shumë se aq.

Në 2014-tën, këngëtarja do ta theksonte edhe më shumë lakuriqësinë me fustanin super transparent të Adam Selman, të zbukuruar nga 230.000 kristale.

Dhe nuk kishte sesi t`i mungonte kësaj liste Kim Kardashian, që ekspozimin e ka pasion!

Previous ArticleNext Article