Orlando Bloom i dashuruar me Cate Blanchett, ajo nuk dinte asgjë! 0 194

Rrëfimin e rrallë, aktori simpatik e bëri gjatë emisionit “The Late Show” ku tregoi sesi i kishte rënë keq në kokë për australianen e hijshme gjate xhirimeve të filmit “ Zoti i Unazave“, edhe pse është më e madhe në moshë se ai. Cate, thotë Bloom, nuk mori vesh asgjë. Dhe kjo u pa qartë nga reagimi i saj në studio, ku ishin bashkë.

Blanchett u përpoq të shpjegonte se princit- elf i pëlqente Galadriel, personazhi i intepretuar prej saj, por 41-vjeçari vazhdoi të këmbëngulte: “Jo, jo isha unë që po digjesha për ty!“.

Ylli I filmit të ri Ocean’s 8 mbeti krejtësisht e befasuar nga ky pohim. Nuk ia kisha idenë fare, tha ajo, pastaj shtoi me shaka: “Ore, po ky spektakli sikur është për takime apo jo”? Cate jo vetëm që nuk dinte asgjë mbi ndjenjat e fshehta të kolegut, por për shkak se kishte qëndruar në sheshxhirim vetëm 3 javë, mes tyre as nuk kishte pasur ndonjë komunkim të madh.

Previous ArticleNext Article