Recetë/ Një pjatë e shëndetshme dhe e shpejtë 0 189

Domatet dhe vera shkojnë shumë mirë me njëra-tjetrën, e të pjekura pastaj, kanë një shije fantastike që i ruan natyrshmërinë, vlerat dhe të bën ndoshta edhe të krijosh varësi ndaj tyre. Është e lehtë, e mirë, super e shëndetshme, cfarë duhet më shumë.

Gjysëm kg domate të vogla

Katër thelpinj hudhër (të shtypur)

Vaj ulliri

50 gramë speca të kuq të prerë

Kripë dhe piper I zi

700 gr (afërsisht) gjoks pule

Rigon

Nxeheni sobën në 180 gradë. Prisni domatet në gjysëm, hidhni mbi to hudhrën, 3 lugë gjelle vaj ulliri, specat e kuq, piper dhe kripë. Lërini të piqen derisa domatet të zbuten, gati 20 minuta. ( nëse i thahet shpejt lëngu, shtojini pak ujë, një ose dy lugë gjelle).

Skuqni gjokset e pulës (nëse keni zgarë, aq më mirë, se ashtu shkojnë më shumë siç e do dhe receta origjinale), edhe këto me vaj ulliri, kripë e piper të zi. Lërini derisa të bëhen mjaftueshëm.

Në fund, mishit të pulës i hidhen sipër domatët me lëngun dhe pak rigon. Kjo është praktikisht receta e dembelëve, por me shumë shije dhe mjaft e ushqyeshme.

Previous ArticleNext Article