Prej muajsh po qarkullon lajmi se Renato Mekolli ka një projekt televiziv, që do ta rikthejë në shtator në ekran. I pyetur nga Bordo pak javë më parë shefi i kuzhinës u shpreh se është në bisedime me dy prej televizioneve më të mëdhenj në vend, por ende nuk ka vendosur se cilin prej tyre do të zgjedhë.
Mesa duket dilema e Renatos ka marrë fund, pasi sezoni i ri do të na gjejë me një mini ‘reality-show’ në ekranin e Top Channel, nën drejtimin e shefit karizmatik Renato Mekolli. Të paktën një foto e postuar nga ai, pak minuta më parë në të cilën ndodhet godina e Top Channel na bëri të përforcojmë idenë se Mekolli do t’i rikthehet dashurisë së vjetër, pikërisht aty ku u bë i njohur për publikun shqiptar. Programi i ri sigurisht që do të ketë të bëjë me atë që Renato di të bëjë më mirë, gatimin.
Ndërkohë ne jemi në pritje për të parë ç’do na ‘gatuaj’ shefi i kuzhinës kësaj here!