Restoranti më i mirë në botë është italian! 0 198

L’Osteria Francescana ne Modena u kurorëzua për të dytën herë si restoranti më i mirë i botës. Taverna e shefit tashmë me emër Massimo Bottura e kishte marrë çmimin prestigjoz edhe në 2016-tën, kur mundi Eleven Madison Park të Nju Jorkut për t`u renditur në krye të listës së 50 top-restoranteve në mbarë globin.

Juria rrëfen se çmimi i ri është një “testament i angazhimit të pareshtur të Botturës në promovimin e karakterit unik të L`Osteria Francescana; kjo sepse theksi, siç duket, po vendoset gjithmonë e më shumë sa tek cilësia, aq edhe tek e veçanta.

Taverna e këndshme e Modenës sfidon dhe freskon traditën italiane të kulinarisë duke përdorur njëkohësisht produktet më të mira të rajonit të Emilia Romanjas, sepse rezultati nuk do të ishte i njëjtë pa një përzgjedhje të kujdesshme të asaj që përbën lëndën e parë.

10 restorantet që pushtuan kreun e listës së më të mirëve janë:

1. Itali, Modena, -Osteria Francescana, Massimo Bottura
2. Spanje, Xhirona, -El Celler De Can Roca
3. France, Mentone, Mirazur – Mauro Colagreco
4 SHBA, Nju Jork, Eleven Madison – restoranti më i mirë i Amerikës së Veriut
5 Tajlandë, Bangkok, Gaggan – restoranti më i mirë i Azisë
6 Peru, Lima, Central – Miglior restoranti më i mirë i Amerikës së Jugut
7 Peru, Lima – Maido
8 France, Paris- Arpège
9 Spanjë, San Sebastian- Mugaritz
10 Spanjë, Axpe, -Axador Extebarri

Previous ArticleNext Article