KreuInterior

“Shtëpi e ëmbla shtëpi”, ja ngjyrat trend këtë sezon

Janë në modë sivjet për veshjet e janë dhe për ambjentin ku jetojmë, sepse edhe ai duhet trajtuar me dashuri.

Ngjyra të ëmbla prej akulloreje, ndonjë spërkatje shkëlqimi të florinjtë, për më guximtarët blue e thellë, dhe thyerje me nuanca të ngrohta të së verdhës e portokallisë:.

Në 2017-tën pamë një lëvizje drejt formave gjeometrike, sidomos te jastëkët e qilimat; këtë vit luhet me pllakat, detajet, letrën e murit, artin. Përparësi i jepet kombinimit të drurit me copa të thurura, pupla e thakë; këta të fundit sidomos do t`i shihni shumë nëpër jastëkë, apo ornamente të varur në mur, tapete e aksesorë.  

Kjo tendencë i shton dhomës cilësinë e mrekullueshme të gjërave të bëra me dorë. Kur vjen fjala tek përzgjedhja e ngjyrave pastel, mbizotëruese në 2018-tën, ekspertët japin një këshillë:

Kur zgjedh një ngjyrë të tillë muresh, është pak sikur të zgjedhësh shijen e preferuar të akullores thonë ata; mund t`i vini gishtin njërës por mund të bëni edhe përzierje sipas gustos tuaj.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF