KreuBusull

Video/ Gazetarja e famshme shpëthen në lot gjatë transmetimit live!

Rachel Maddow  shpërthen në lot ndërsa reporton lajmin se bebet e emigrantëve po mbahen në vende të veçanta pasi janë ndarë me forcë nga prindërit e tyre. Mikpritësja e programit MSNBC shpërtheu në lot ndërsa ishte në transmetim të drejtëpërdrejtë kur po raportonte se Administrata e Trump-it  ka krijuar streha për fëmijë e emigrantëve të cilët u janë marrë me forcë prindërve të tyre.

Maddow nuk mundi të përmbante dot emocionet, të martën mbrëma pak para se të mbyllte programin që drejton pasi lexoi një raport nga Associated Press që zbuloi se fëmijët e emigrantëve po mbaheshin në tre objekte në Teksas. Ajo u përpoq vazhdimisht që të lexonte përshkrimin e strehave por duhej të ndalonte në mënyrë të befasishme shfaqjen e saj disa minuta më para seç ishte planifikuar.

Maddow po përpiqej të përditësonte lajmin mbi ndarjen e fëmijëve në kufirin Meksikë-Amerikë ndërsa shpërtheu në lot. Që prej prillit të më shumë se 2000 fëmijë janë ndarë nga familjet e tyre në përpjekje për të kaluar kufirin. Administrata e Trup-it thotë se është e nevojshmë që këta fëmijë të ndahen nga prindërit e tyre me qëllim që këta të fundit të mund të ndiqen penalisht si pjesë e politikës “zero-tolerancë” mbi emigrimin.

‘Kjo është e pabesueshme…….mendoj se duhet ta dorëzoj këtë më falni’, tha Maddoë e emocionuar ndërsa ia kaloi lajmin kolegut të saj Lawrence O’Donnell.

Pas shfaqjes Maddow përmes një postimi në twitter kërkoi falje dhe postoi skriptin që duhej të lexonte.

 

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF