KreuStil Jetese

6 hapa të thjeshtë për të hequr qafe aknet e shpinës!

Aknet e shpinës janë një problem i lëkurës me të cilën përballen shumë persona pavarësisht moshës. Aknet mund të shfaqen në çdo moment dhe kjo vjen si pasojë e disa faktorëve. Aknet e shpinës dhe të fytyrës ndajnë të njejtët faktorë dhe shkaktojnë të njejtën kokëçarje tek personat që vuajnë prej tyre. Duke qënë se jemi edhe në verë dhe dëshira për të pasur një lëkurë perfekte është më e madhe ne vendosëm të sjellim këtë artikull me 6 hapa për të krijuar një rutinë që të shpëtoni nga aknet e shpinës.

Hidhini një sy 6 pikave dhe përpiquni ti përshtasni me rutinën tuaj të përditëshme!

 

 

Kupto!– Aknet e shpinës mund të shkaktohen nga një sërë faktorësh. Kërkimet kanë arritur në përfundim që aknet e shpinës shkaktohet nga të njejtët faktorë si aknet në fytyrë që janë qelizat e vdekura që i “marrin frymën” lëkurës dhe sasia e pakontrolluar e yndyrës. Këto faktorë çojnë në krijimin e një mjedisi bakterial që mundëson irritimin e lëkyrës dhe zhvillim e akneve. Faktorë të tjerë që kontribojnë në zhvillimin e akneve janë hormonet, dieta, ndonjëfarë presioni që i shkaktohet shpinës, produkte lëkurë dhe flokësh, të cilët mund të bllokojnë poret, djersa dhe mjekime të ndryshme”, – thotë dr. Sejal Shah, themeluesi i SmarterSkind Dermatology. Edhe ndërrimi i çarçafëve është shumë i rëndësishëm. Vapa e netëve të verës ndikon në djersitje më të madhe dhe për shkak të kontaktit të drejtëpërdrejtë me lëkurën çarçafët akumulojnë djersën duke krijuar kështu një mjedis baterial i cili sjell aknet. Ndërrimi i shpeshtë i çarçafëve është një mënyrë për të shmangur acarimin e akneve të shpinës.

Eksfolio! – Eksfolimi ( të bërit scrub) është një mënyrë shumë e mirë për i lejuar lëkurës të marr frymë por sigurisht që nuk duhet tepëruar. Gjeni një produkt të mirë, i përshtatshëm për llojin tuaj të lëkruës dhe përdoreni rregulloshit por pa e shkelur rregullin e artë e të eksfoliuarit jo më shumë se 2 herë në javë.

Ç’të përdorësh dhe ç’të shmangësh! – Drejtor i Vitiligo & Pigmentation Institute of Southern California Dr. Pearl E. Grimes këshillon të gjithë personat që kanë lëkurë me tendencë për të zhvilluar akne që të gjejnë produkte që kanë në përbërjen e tyre salicylic acid dhe benzoyl peroxide. “Benzoyl peroxide ndihmon në vrasjen e bakterieve që shkaktojnë aknet dhe nëse përdoret vazhdimisht ndihmon për të kontrolluar shfaqjen e tyre dhe redukton skuqjen”, – thotë ajo. Shmangni produktet më bazë petrolatum ose vajra të rëndë sepse ato kanë përbërje të tillë që mund të rëndëojnë gjendjen e lëkurës

Vlerëso dëmin!– Shenjat pas akneve janë të vështira për tu hequr. Nëse aknet kanë lënë shenja të dukshme në lëkurën tuaj përpiquni të gjeni një produkt i cili ka veti të zbardhi lëkurën. Ka shumë produkte në treg, por në raste të tilla është mirë që të këshilloheni me mjekun dermatolog për të qënë të sigurtë.

Kërko!– Nëse jeni këshilluar me një dermatolog dhe nuk ka funksionuar asgjë nga ato që ju ka dhënë dhe ju keni vendosur ta merrni situtatën në dorë ju bëjmë me dije që do të duhet të provoni disa produkte për të arritur tek i duhuri. Mbani parasysh në rradhë të parë çfarë i bën mirë e çfarë jo lëkurës suaj dhe me pas qëndrojini besnik asaj çfarë ju bën punë vërtetë, por ta dini se do t’iu duhet shumë durim!

 

 

Burimi Elle US

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF