Debat “live” Laert Vasili – Arben Derhemi, i nxjerrin të palarat njëri-tjetrit 0 249

Prishja e godinës së Teatrit Kombëtar ka nisur një debat të nxehtë javët e fundit duke i ndarë aktorët në dy kampe. Një përçarje e dukshme, e treguar publikisht në të gjitha takimet që kanë pasur si temë diskutimi godinën e teatrit, këtë herë ka kaluar deri në ofendime në një intervistë në In Tv në emisionit “KafeIn”.



Në studio i ftuar ka qenë Laert Vasili, i cili është rreshtuar në krahun pro prishjes së godinës së vjetër, por kjo pikëpamje e Vasilit gjithmonë është sulmuar nga kolegu i tij, Arben Derhemi, i cili në një lidhje telefonike ka rithënë pikëpamjet e tij dhe nuk ka nguruar të kaloj edhe në akuza për Vasilin.

Derhemi ka shpërthyer ndaj Vasilit duke e quajtur atë militant që shkon pas interesave partiake dhe jo pas asaj që është më e mira për teatrin dhe duke shkuar deri në atë pikë sa ta quante në mënyrë indirekte edhe hajdut.

Akuza të tilla Vasili nuk i ka pranuar dhe nuk ka hezituar t’i rikujtojë momentet e vështira të karrierës së Derhemit ku ai e ka ndihmuar për të gjetur punë.

 

Mesa duket mëllefet askush nga palët nuk ka mundur t’i përmbajë dhe kështu gjërat kanë degraduar deri në këto përmasa.

Fati i godinës së Teatrit Kombëtar ende nuk dihet, por përçarja midis aktorëve është e dukshme dhe ende nuk janë të qarta prapaskenat e të gjithë kësaj situate!

 

Debati i plotë:

Derhemi: Nuk kam fare punë me atë djalin që është aty, nuk më intereson fare!

Prezantuesi – Flasim për diskutimin jo personalisht.

Derhemi: Do luajmë atje tek ai kapanoni, këta nuk kanë as turp kur thonë kapanon. Ai atje është një kapanon, i cili meriton vetëm përbuzje dhe ai kapanon është ndërtuar thjeshtë për ti zënë sytë njerëzve si puna e atij që ke në studio ti sot, militantë dhe njerëz pa karakter dhe pa dinjitet.

Vasili – Beni, përsa i përket karakterit dhe dinjitetit po të kujtoj produksionin e Trojanëve në 2008 ku ti zgjodhe të dilje në krahë të të regjizorit grek pasi ai i vuri kazmën asaj shfaqeje dhe atij produksioni dhe regjizori grek që e kisha sjellë unë në 2008, pasi u prisha me të dhe mbajta krahun e e teatrit ti zgjodhe të dilje kundër gjithë aktorëve dhe të përqafje një regjizor të huaj i cili donte ti vinte kazmën dhe produksionit dhe teatrit përsa i përket memories mirë është të mbash mënd kush ka luftuar për teatrin dhe kush ka lufuar për interesa personale.

Derhemi – Para dy javësh ai zotëria ishte kundër prishjes së teatrit, u gdhi të nesërmen dhe ishte pro. Vasili:

Vasili : Kam qenë pro godinës së re, intervistat e mia i keni të regjistruara mund t’i shihni dhe mund t’i dëgjoni deklaratat e mia, ashtu siç kam qenë pro unionit të aktorëve dhe jo sindikatës, e cila më kujton bashkimet profesionale në kohën e xhaxhit.

Derhemi: Kjo është një histori skandaloze, kjo është një histori që ka të shkuar në ballë vjedhje! Partitë politike janë pro nesh, duke nisur nga kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, presidenti Ilir Meta, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Vasili: Edhe në takimin me kryetarin e Bashkisë dhe ministren e Kulturës ndërhyri dhe donte të më ndëriste fjalën dhe të njejtën gjë po bën tani. Nëqoftëse do të më thoshit në studio do të kisha parazitë në intervistën time nuk do të vija. Kjo është koha ime, unë kam mirësinë t’i përgjigjem këtij njeriu dhe ai thotë nuk e njoh atë djalin atje. Ai djali është ai që erdhe ju qave që s’po të japin rrogën e Teatrit Kombëtarë dhe të futi te Trojanët, unë vura veton për ty tek regjizori grek. Ai djali të ka dhënë punë në 2008 dhe rol.

Previous ArticleNext Article