KreuFashion

Dëmet e diellit në lëkurë, si lehtësisht t’u themi ‘Stop’

Në stinën e verës mbrojtja nga dielli duket se preokupon këdo si pasojë e intensitetit të lartë të rrezeve. Pavarësisht se mbrojtja ndaj dëmeve të diellit në lëkurë duhet të ndodhë gjatë gjithë vitit sidomos nga personat me lëkurë të hapur.

Anxhela Panxhi , estetistja e bukurisë, e njohur për krijimin e kremërave bimorë për një lëkurë të shëndetshme, (për më shumë klikoni blogun e saj  http://bit.ly/2EU9JEL) jep në Bordo disa këshilla të rëndësishme si ta mbrojmë lëkurën nga dielli

Rrezet UVA janë shkaku kryesor i plakjes së lëkurës, njollave kafe, dëmtimit të kolagjenit dhe elastinës.  Shumë të përdorura në nxirjet artificiale. Ndërsa rrezet UVB janë më intensive dhe më të forta nga ora 11 deri 16 mbasdite. Këto rreze shkaktojnë djegje të menjëhershme. 

Disa fakte rreth SPF – sun protection factor

SPF 15, 30+ 50+? Cfarë do të thote SPF sipas numrit? Spf 30 tregon se ju ndonëse jeni të mbrojtur nga rrezet e dëmshme 30 herë më shumë se sa po të mos kishit aplikuar krembrojtës. Një krem 30+ SPF lejon 3% të rrezeve UVB të arrijnë lëkurën tuaj, ndërsa SPF 50 lejon 2% të rrezeve UV të arrijnë lëkurën.  Ka shumë pak dallim ndaj një kremi me SPF 15 dhe atij me SPF 99+ por  rekomandohet qe kremi te jetë me spf sa më të lartë në stinën me intensitet më të lartë të rrezeve të diellit.

Si të mbrohemi nga dielli?

1.         Në përditshmëri dhe në ekspozimin ne qarkullimin tonë urban duhet të kemi një krem me SPF 15+, 30+ I cili aplikohet para daljes jashtë.

2.         Në plazh, anije apo hiking përdoret krem me SPF 50+ dhe ri aplikohet pas 2 orësh. Dhe domosdoshmërisht pas çdo dalje  nga uji pavarësisht sa kohë ka nga aplikimi i fundit.

3.         Zgjedhja e kremit. Kremrat duhet të realizojnë mbrojtjen me anë te zinc oxide dhe titanium dyoxide, elemëntë të cilët gjënden në natyrë dhe nuk janë sintetikë. Mbi të gjitha janë të sigurt edhe për bebet e porsalindura.  (https://bit.ly/2xVsg13)

 

4.         Çfarë ore duhet të lyhem me krem?

            10 min pasi jeni ekspozuar në diell në çfarëdo momenti para orës 10:30 paradite, dhe 10 min përpara ekspozimit nëse ekspozimi fillon pas kësaj ore. Kjo bëhet që ti lihet hapësirë përthithjes së vitaminës D. Sidomos nëse keni një krem sunblock (nuk jua sugjeroj një krem të tillë). (https://bit.ly/2sIJA4u)

5. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm që ekspozimi në pikun e rrezeve të diellit është i rrezikshëm pavarësisht sa i sigurt është kremi.

6. Evitoni aplikimin në lëkurë të elementeve fotosensitiv. Kremi i ditës i juaj apo cdo hidratant nuk duhet aplikuar ditën nëse ka në përmbajtje elëntë të familjes së citrusit si limoni, portokalli, manderina, lime, bergamot. Të cliët pa dyshim kanë vlera të cmuara për lekuren në zhdëmtimin e dëmeve të diellit por gjithmone natën ( pas dielli) Kjo vlën edhe për cdo maskë që ka në përmbajtje këto elemente, sidomos tek personat që kanë alergji ndaj diellit apo sapo kanë pësuar djegje dhe kanë inflamacion të cdo shkalle. (https://bit.ly/2kYPNET) 

 7. Konsumoni dietë të pasur në betacaroten për ti ardhur në ndihmë prodhimit të melaninës, vitamine B, e C. Studimet tregojnë se personat që kanë tendencën e krijimit të njollave kafe të diellit kanë sasi të vogël të vitaminës B në organizëm. Spinaq, avokado, Moringa, acai berry, karrota, domate shalqin, pjepër, spec I kuq, fruta të thata, Fara kerpi, Fara chia, spirulina, boronicat. (https://bit.ly/2LGv8B4)

8. Spray pas diellit. Gjatë ekspozimit në diell lëkura humbet masën ujore të saj. Përdorimi I tonikut dhe konsumimi I lëngjeve pa sheqer mban lëkurën tuaj të hidratuar. Një spray natural me lavandë e aloe vera mban gjithashtu larg pickimet e insekteve.

9. Vaj pas diellit.  Nuk duhet ngaterruar me vajin për nxirje pavarësisht se cdo vaj ndikon tek nxirja. Ky vaj duhet te jetë I pasur në elemente rigjenerues dhe plot vitamina për ti dhënë vitalitet lëkurës suaj sidomos kur ka marrë atë abronzaturën e bukur cokollate.

10. Vaji për nxirje duhet të fillohet të përdoret vetëm pas ditës së 5 që ekspozohemi në plazh, anije apo hiking. Dhe nëënyrë absolute nuk duhet të ketë  elemente fotosensitiv si më sipër. Një vaj I thjeshtë plazhi I bërë vëtë mund të jetë vaj ulliri me lëng karrote.

11. Floket. Nëse lëkura mbrohet nga melanina, floket nuk kanë mundesi të mbrohen nga dielli pasi janë qeliza të vdekura. Kjo shpjegon pse floket zverdhen në verë dhe lekura nxihet. Sidomos nëse jeni frekuentues të pishinave ku ka sasi te lartë të klorit I cili dëmton edhe skalpin edhe floket. Para se të hyni në pishinë spruconi në flokë elemente që nuk e lejojne ujin të depërtojë. Si edhe të përdorni kapucin e notit.

12. Veshja duhet të përfshije syzet me mbrojtje UVA, kapele të gjërë që të mbulojë qafën e shpatullat, sa më shume elemente pambuku dhe me ngjyra të hapura ( jo të zeza) sidomos fëmijët dhe personat në anije, yacht, camping apo hiking duhet që të mbajnë veshur bluza të bardha të pambukta, mundësisht edhe në ujë në ditët e para të ekspozimit.

13. Nishanet. Nishanet e percaktuar si të rrezikshëm nga mjeku duhen mbrojtur edhe më shumë dhe mbi ta duhet riaplikuar më shpesh kremi I diellit me SPF sa më të lartë.

Mbrojtja nga dielli kërkon kombinimin e tërë strategjive. Kremi me SPF është vetëm një mënyre. Asnjë krem nuk arrin dot të bëjë 100% mbrojtje nga rrezet e diellit sado e lartë të jetë SPF  Prandaj kërkohet kombinimi i të gjitha mënyrave si më sipër, dhe përgjegjësi.

 Anxhela Panxhi

Holistic Beauty Creator

Herbalist Practicioner

Holistic Esthetician

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF