KreuKuzhine

Kujdes nga kripa e fshehur, cila është doza e rekomanduar

Ulja e dozës së kripës i bën mirë zemrës, dhe në pëgjithësi mund t`i japë një ndihmë të vyer organizmit. E dimë që i shton shijen pjatave, por nuk duhet rënduar shumë dora. Reduktimi i saj në fakt ndihmon në uljen e tensionit, përmirëson funksionimin e zemrës, veshkave dhe vetë enëve të gjakut. Po atëherë, cila është doza e këshilluar? Sa kripë duhet të marrim zakonisht?

Mjekët rekomandojnë të mos kalohet 1 lugë kafeje në ditë, e barabartë me 3-5 gramë.  Shqiptarët e konsumojnë shumë, ndoshta dyfishin, dhe një pjesë e mirë merret edhe nga produktet e konservuara.

 

NJë sasi e konsiderueshme kripe, gjendet në sallame e djathra, papatina, snak, në salsat e gatshme, crackers, bukë e madje edhe biskota.

Shmangien e kripës mund ta filloni me sallatat; në vend të saj, përdorni uthullën ose lëngun e limonit; do t`I japin një shije të freskët e të këndshme.  

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF