Marina ka komplekse dhe ne e vumë re tek këto foto! 0 1740

Ende nuk dimë se kur do ta shohim sërish në ekran bukuroshen Marina Vjollca, pasi që prej mbylljes se spektaklit “C’est la vie” disa muaj më parë, duket se moderatorja ka marrë pushime të gjata sa i përket karrierës. E ndërsa në rrjete sociale Marina është herë pas here aktive, duke postuar foto nga jeta e përditshme.

Gjithmonë në formë e tejet simpatike, Marina shkëlqen në çdo foto të saj. Të shumtë janë fansat të cilët nuk i kursejnë komplimentat,  por të gjithëve mesa duket na paska shpëtuar një detaj.  E bukura Marinë qenka pak kompleksive, siç do ta përcaktonin lexuesit e gjuhës të trupit (të paktën specialistët këtë shpjegim japin).

Teksa bëmë një krahasim tangent në të gjitha fotot e moderarores bjonde duart e saj janë tek flokët. Dhe duket qartë duart në flokë nuk po kryejnë asnjë shërbim estetik, thjesht Marina “fsheh” mungesën e spontanitet përballë aparatit fotografik. E pra dhe bukuria nuk të jepka vetëbesimin mjaftueshëm.

Jo, Marina rri fare pa merak!  Me bukurinë tënde çdo fotografi është e destinuar të marrë mijëra “like”!

 

 

 

Previous ArticleNext Article