Paris Hilton, argjend dhe diamante, e ka ekzagjeruar! 0 390

Paris Hilton ka prezantuar koleksion online te veshjeve, realizuar në bashkëpunim me kompaninë Boohoo, dhe në festën e organizuar me këtë rast në Los Angeles, elementi kryesor i veshjes së saj ishte agjendi: fustani në ngjyrë argjendi, çanta po ashtu, këpucët e zeza ishin “spërkatur” me gurë të shndritshëm në të njëjtën ngjyrë!

A ishte kjo thjesht një preferencë personale  apo mesazhi i fshehtë se nuk duhet të fokusohemi vetëm tek e florinjta këtë sezon?

Nuk e dimë, do ta shohim nëse bëhet fjalë për një trend të mirëfilltë. Paris nuk ishte kursyer as në aksesorë. Përveç unazës 2 milionë dollarëshe të fejesës, mbante edhe një varëse të mbushur me diamantë e të puthitur pas qafës, e një orë që binte në sy.

Si të mos mjaftonte me kaq, më pas tregoi edhe syzet ekstravagante, edhe ato të mbushura në anë me gurë vezullues. Mos vallë po kërkon të na tregojë se është koha e ekzagjerimit?

Previous ArticleNext Article