Rregullat e arta të selfie-t perfekt! 0 1001

Sot ështe dita botërore e selfie-t dhe për ta kremtuar, sjellim disa këshilla “ekspertësh“ sesi të arrihet shkrepja më e mirë pa u lodhur shumë. Disa I duan selfie-t, disa I urrejnë; shumica marrin poza pafund për foton e duhur. Por si arrihet ajo?

E para, drita. Rregullat e përgjithshme të fotografisë e diktojnë që ajo të vijë nga prapa krahëve, por në rastin e selfie-t më mirë ta kesh anash!

Sytë: përqëndrojeni vështrimin tek kamera, sikur po shikoni dicka tepër interesante pas objektivit. Dhe përpiquni të qeshni me sy!

Goja dhe qafa: për një efekt sa më natyral, por pa u dukur si një modele që lufton ( pa shumë sukses) për të kapur kopertinën, goja duhet kontrolluar. Boll me Duck Face, tani nuk ato poza pijnë më ujë, metoda e re është të hapen buzët shumë lehtë, duke nxjerrë mbase dhe pak ajër jashtë. Pastaj qafën përpiquni ta zgjasni ca dhe të ulni shpatullat. Do të duket më bukur!

Ku duhet pozicionuar smartfoni? Distanca më e mirë është “një hapje krahu“. Dhe mundësisht të ngrihet pak lart, e avantazhon më shumë rezultatin.

Rregulli “sekret“: kjo vlen më shumë për fotot e grupit. Ai që mban telefonin është më afër, e do të pësojë dhe shtrembërimet më të mëdha. Në raste të tilla, tregohuni “bujar“, lërjani telefonin të tjerëve.

Previous ArticleNext Article