KreuInterior

6 mënyra për ta bërë shtëpinë tuaj moderne dhe praktike pa mundim!

Të gjithë dëshirojnë një shtëpi të mobiluar me tendencat më të fundit prandaj zgjodhëm të sjellim këtë artikull që t’ju vijmë në ndihmë duke ju treguar disa mënyra sesi t’i shtoni apartamentit tuaj më shumë stil.

Sot do t’iu prezantojmë me arredimin minimalist, i cili ju garanton një shtëpi moderne dhe praktike. Do të gjeni ide për të gjitha dhomat e shtëpisë suaj. Ky stil, i lindur në fund të viteve ’70 kishte si qëllim eliminimin e dizajneve të ngarkuara dhe krijimin e sa më shumë hapësire të lirë në shtëpi. Që nga ato vite dhe deri tani, ky stil është përqafuar në shumë vende perëndimore dhe është një nga stilet më të pëlqyera të mobilimit.

 

Sa më pak elementë! – Gjithmonë synoni sa më pak element. Shtëpia duhet të ketë sa më shumë hapësirë të lirë. Dhomat duhet të kënë vetëm elementët e domosdoshëm të arredimit, gjë e cila sjell shumë avantazhe edhe për sa i përket pastrimit të shtëpisë. Shtëpia juaj jo vetëm do duket bukur, por nuk do të keni nevojë as të lëvizni mobiljet sa herë pastroni!

Tualeti – Ky mjedis ka nevojë për pajisjet hidrosanitare dhe përsa i përket dushit, mundësisht të ketë një kabinë dushi transparente, e cila zëvendëson vaskën dhe është shumë më praktikë.

Salloni– Tavolina të ulëta, ndërsa në mure të vendosen piktura me dizenjo minimaliste ose imazhe me dimensione shumë të mëdha. Një element shumë i rëndësishëm është divani, i cili duhet të jetë në harmoni të plotë me mobiliet e tjera të sallonit.

Kuzhina – Një kuzhinë me stil minimalist duhet të ketë ngjyra neutrale në mënyrë të tillë që t’i japi më shumë dritë shtëpisë dhe të lejojë që të shkoj vëmendja tek detajet e mobilieve të tjera. Dy materialet më të përshtatshme për këtë lloj kuzhine janë druri dhe metali.

Dhoma e gjumit – Arredimi për këtë dhomë duhet të jetë me mobilje me ngjyra që nuk janë shumë të ndezura, mobiljet të kenë forma gjeometrike, të jenë thjeshta, pa detaje shumë të dukshme. Nëse keni shtëpi private, dyert vetrat luajnë një rol shumë të rëndësishëm dhe i shtojnë më shumë bukuri dhomës suaj.

Ndriçimi dhe ngjyrat – Në një shtëpi minimaliste një rol thelbësor luajnë ndriçimi dhe ngjyrat e mureve. Ndriçimi është ai që i jep më shumë jetë mjediseve të ndryshme. Përsa i përket ngjyrave të mureve, ato më të preferuarat janë  e bardha dhe grija, ndërkohë që për të dhënë kontrast shërbejnë mbulesat dhe jastëkët.

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF