KreuFashion

Chanel vjen me tre parfume të rinj, totalisht të ndryshëm nga çdo aromë e mëparshme

Nëse e keni ndjerë ndonjëherë parfumin Chanel Nr. 5, atherë ju e dini se ç’aromë kanë këto lloje parfumesh. Ata janë floreale, janë kokëkrisura dhe nuk janë tamam unisex!

Mesa duket ky është viti i ndryshimeve për shtëpinë e modës Chanel.

Oliver Polge, pjesë e shtëpisë së modës Chanel, sapo ka prezantuar tre Eau de Toilet të quajtura Les Eaux de Chanel. Të vendosura në një shishe me dizajn minimalist, këto tre aroma nuk i përkasin asnjë gjinie.

Polge ka thënë që inspirimi i tij ka ardhur nga kombinimet e vajrave të freskët me baze qitroje. Secila nga aromat e reja e ka marr emrin nga vende, të cilat kanë qënë të rëndësishëm në jetën e Coco Chanel. Ato quhen përkatësisht Venecia, Biarritz dhe Deauville, qyteti pranë Parisit ku Chanel hapi dyqanin e saj të parë në 1913.

Sipas Polge, veçantia e këtyre aromave është se ato janë ndryshe nga parfumet e tjera të Chanel. Kur flasim për Chanel Nr. 5 flasim për lule dhe aldehide ndërsa këto parfume të reja janë gati tërësisht jo floreale dhe sipas Polge kjo është ajo që i mungonte Chanel!

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF