Këtë verë jeni ‘cool’ me funde!

Deri tek gjuri apo të gjata, fundet janë zgjidhja e mesme perfekte mes xhinseve të vapshme, pantallonave të shkurtra sport dhe feminilitetit të fustanit. Mund të jenë të derdhura, të thjeshta apo me motive te lehta, në cdo rast janë mjaft të preferuara. Ka vecanërisht një rikthim të fundit të gjatë deri tek kyci, shumë I kërkuar nga fundi I viteve `90 kur e mbanin emra të tillë si Kate Moss, Winona Ryder e mbi të gjitha Gwyneth Paltrow, që mbeti gjatë në mendje me kombinimin e gjelbërt të krijimit të Dona Karan tek filmi Great Expectations.

Mbahen me të sheshta, por pranojnë mirë edhe takat këto lloj fundesh. Mbi të gjitha me rritjen e temperaturave ato janë mjaft praktike, e përvec kësaj, ashtu sic dihet mirë, ofrojnë më shumë mundësi kombinimi se fustanet. Ja dhe fundet më interesante të sezonit:

Previous ArticleNext Article