Kjo verë kërkon ekzibicionizëm, duhet të bini në sy 0 626

Guxoni, është koha e afishimit! Minimalizmi, tipar i këtyre viteve të fundit, tani është lënë sërish në qoshe, sepse kjo konsiderohet vera e të kundërtës, ekzibicionizmit.

Veshje e aksesorë që dallojnë fort, sa më të mëdha aq më mirë, janë fjala e fundit e modës dhe stilistët e mëdhenj bien dakort të gjithë.

Bluzat me shkrime (e keni kuptuar mirë) , janë “in”. Me interes shihen dhe ato me kapuç, për ditët disi më të ftohta xhaketa të shkurtra të fryra, fustanet e gjatë dhe shumë bixhu.

 

Mos i thoni jo as kapeleve. Mundësisht, tek të gjitha të shihet marka; duket pak e tepruar, por kështu e do moda këtë herë, na pëlqen apo jo.

Previous ArticleNext Article