Rrobebanjot-nudë çmendin Instagramin! 0 377

Është tendencë e re e verës në vendin fqinj, që sensin e modës e ka tejet të rafinuar. Fotot e ish-velinës Federica Nargi, linjat perfekte të së cilës kostumi i banjës në këtë ngjyrë jo vetëm i nxjerr në pah më shumë, por i mbështjell edhe me një lloj joshjeje të egër, e ka tërbuar komunitetin e Instagramit.

 

Është vetë Nargi, stilistja e këtyre super-rrobebanjove, të cilat, ngjyrave të tokës, në kontrast aq bukur me trupin e nxirë, i bashkangjit detaje sensuale, si lidhëset në pjesën e sipërme dhe atë të bikinit.  Të vogla e me lidhëse janë edhe disa rrobebanjo të tjera të koleksionit të saj, që ka tërhequr jashtëzakonisht vëmendje.

Nagi propozon dhe të bardhën për një bukuri të pastër, ujë e sapun. Thjesht për thyerje pastaj, sjell dhe një rozë të fortë të guximshme!

Previous ArticleNext Article