Të gjitha momentet e ëmbla të Ardit Gjebreas si baba! 0 993

Ardit Gjebrea është një figurat më të dashura për publikun dhe jo vetëm ai por edhe familja e tij, Anila, Joni dhe e ëmbla Anna kanë krijuar një marrëdhënie shumë të ngrohtë me publikun në atë çfarë përcjellin për një familje të shëndetshme.

Producenti Gjebrea e tregon qartë në rrjetet sociale marrëdhënien më fëmijët e tij, Joni një shok dhe Anna princesha e tij. Na ka emocionuar pa masë edhe kënga “Pa ty”, që ata kënduan sëbashku tek “Kënga Magjike”, krijim që e riktheu Gjebrean të këndonte pas shumë vitesh shkëputje, e ku ka arsye më të madhe se bashkëpunimi me Annën.

Që vajzat kanë një dashuri speciale për baballarët e tyre kjo është e vërtetuar, por Anna e ka thënë me zë dhe figurë para të gjithë publikut shqiptar që “Princi i Kaltër” për të është Arditi.

Ndërsa Joni, ndryshe nga motra e vogël, edhe pse nuk ka shumë foto me babin në rrjetet sociale në çdo event dedikimet drejt tij janë plot dashuri dhe adhurim.  E kush nuk do të përfshihej nga emocionet kur lexon deklarata dashuria nga fëmijët e tij. Çdo prind e di mirë se arritja më e madhe në jetë është pikërisht kjo dashuri speciale dhe pa kushte. 

Dhe si për të vënë ‘qershinë mbi tortë’, Bordo ju tregon disa nga momentet më të bukura të Ardit Gjebresë me Jonin dhe Anën.

Arditit i kemi vënë pa fund epitete pozitive, por asnjë titull nuk i qëndron më bukur se “Një baba shembullor”…

 

 

Previous ArticleNext Article