2 maska në kushte shtëpie për pastrimin e thellë të fytyrës 0 866

Sikur të mos mjaftonin ‘shqetësimet’ e garderobës, mëngjesit shpesh i shtohet edhe nje fyyrtë e lodhur, pavarësisht gjumit. Për të evituar këtë, një trajtim i lëkurës para gjumit është shërbimi më i mirë që mund t’i “dhuroni” vetes në fund të ditës. Çfarë e bën një fytyrë të pastër; hidratimi, poret jo shumë të hapura dhe të pastra dhe zhdukja e pikave të zeza. Kaq mjafton, që ajo të jetë e butë,e njëtrajtshme dhe e pastër deri në thellësi.

Për të realizuar këtë Bordo ju tregon maskat e përzgjedhura me kujdes, që mund t’i përgatisni në kushtë shtëpie. Këto maska pastrojnë fytyrën në saj të efekteve të tyre detoksifikuese, largojnë njollat në fytyrë, pikat e zeza dhe papastërtitë e tjera. Gjithnjë para se të vendosni maskën duhet ta pastroni fytyrën me ujë të rrjedhshëm.

Maskë me sodë buke dhe ujë

Soda e bukës shtresëzon lëkurën tuaj duke e lënë atë të butë ndërkohë që pastrohen poret nga largimi i qelizave të vdekura. Ndihmon për të neutralizuar pehashin(pH) e lëkurës dhe bën që ajo të prodhojë më pak yndyrë, duke parandaluar kështu pikat e zeza. Soda e bukës është një pastrues efektiv i lëkurës shumë i domosdoshëm për përkujdesjen e saj.

Përbërësit

1 lugë gjelle sodë buke

1/4 gotë me ujë

Udhëzime: Lani fytyrën tuaj me ujë të ngrohtë për të hapur poret e lëkurës.Përzieni një lugë gjelle sodë buke dhe një sasi të vogël uji bashkë për të formuar një pastë.Vendoseni përzierjen në fytyrë duke e masazhuar atë nëpërmjet lëvizjeve rrethore me gishtat tuaj për 2-3 minuta. Kjo ndihmon që të largohen qelizat e vdekura të lëkurës, pikat e zeza dhe papastërtitë e tjera.

Lëreni maskën në fytyrë për 10-15 minuta. Shpëlajeni fytyrën me ujë të ngrohtë duke mos lejuar kështu që papastërtitë të rihyjnë në pore. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të ftohtë.Përsëriteni këtë maskë 1-2 herë në javë për të marrë rezultate më të mira.

 

Maska për pastrimin e fytyrës me Aloe Vera, Limon dhe Sheqer

Kjo maskë bën një pastrim magjik të fytyrës, nuk do ta besoni rezultatin. Xheli i Aloe Verës përmban polisakaride të cilat stimulojnë rritjen e qelizave të reja të lëkurës. Ai ndihmon në largimin e shenjave dhe papastërtive të lëkurës. Për shkak të vetive anti-inflamatore ai përdoret edhe në trajtimin e puçrrave në fytyrë.

Përbërësit

2 lugë çaji xhel Aloe Vera

1 lugë çaji lëng limoni

1 lugë çaji sheqer

Nxirrni xhelin e Aloe Verës nga një gjethe e saj nëpërpjet një luge ose thike. Hidhni 2 2 lugë çaji xhel Aloe Vera në një tas dhe përziejeni me 1 lugë çaji lëng limoni dhe 1 lugë çaji sheqer. Vendoseni përzierjen në fytyrë duke bërë lëvizje rrethore me gishtat tuaj. Lëreni maskën në fytyrë për 15 minuta. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të rrjedhshëm. Bëjeni këtë maskë 2-3 herë në javë deri sa fytyra juaj të jetë pastruar plotësisht.

Previous ArticleNext Article