KreuCelebrity

Albi Nako nuk heq dorë nga zakoni i vjetër, fejohet sërish me një balerinë!

Lajme të mira vijnë nga koreografi Albi Nako. I përfolur prej disa kohësh për një lidhje me një nga balerinat e trupës së tij, Alba Hoxha, ai asnjëherë nuk i ka konfirmuar këto zëra.

Kanë kaluar vite nga martesa e tij me Klaudia Pepën dhe mesa duket ai e ka lënë plotësisht pas të shkuarën dhe gjasat janë që ai të jetë duke zyrtarizuar marrëdhënien e tij me Hoxhën.

Burimet thonë se lidhja mes balerinëve është bëra familjare dhe ata kanë nisur përgatitjet për fejesën e tyre dhe të dy janë duke u përgatitur që ta bëjnë të paharrueshme ditën e tyre të veçantë.

Mesa duket pak kohë na ndan nga fejesa e tyre dhe nuk na mbetet gjë tjetër përveç se t’i urojmë çiftit jetë të lumtur!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF