KreuCelebrity

Golat e Shaqirit dhe Xhakes, Rita Ora dhe Dua Lipa krenare para miliona fansave

Golat e shënuar nga Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit në ndeshjen kundër Serbisë kanë ngritur peshë zemrat e shpitarëve anë e kënd botës. Rrjeti u pushtua nga entuziazmi ku të gjithë shfaqën patriotizmin dhe krenarinë që u dhuroi fakti që golat u bënë nga dy shqiptarë.

 

 

Dy këngëtaret shqiptare me famë botërore, të cilat nuk kanë reshtur së bëri krenar po aq sa futbollistë mbrëmë, Rita Ora dhe Dua Lipa fillimisht kanë përcjellë emocionet e tyre në rrjetet sociale për të vijuar më pas edhe me postime dedikuar atyre në InstaStory.

Këngëtarja kosovare me famë botërore Rita Ora nuk ka mbetur pa lënë shenjë për paraqitjen e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit në këtë ndeshje të suksesshme. Rita ka shkruar se ndihet krenare për dy futbollistët kosovarë dhe fitoren e tyre kundër Serbisë në Kaliningrad. Theksojmë faktin se edhe Rita jonë e dashur, gjatë koncertit të pavarësisë në Prishtinë ka bërë disa herë shqiponjën para mediave shqiptare dhe atyre botërore

“Proud”, (Krenare) ka shkruar Rita.

Dua Lipa, e cila ka publikuar foton e dy shqiptarëve golashënues duke ia shtuar flamujt kombëtar dhe atë shtetëror.

Bordo ju përcjell disa momente te bukura nga fitorja qe elektrizoi shqiptarët mbrëmjen e së premtes.

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF