Madona pranon moshën, shfaqet me shami gjysheje në kokë! 0 936

Më në fund, në moshën 59-vjeçare ( 60 në muajin gusht), Madona duket është gati të kthehet nga Material Girl në Material Woman.

Nëna e 6 fëmijëve (shumica të adoptuar për hir të së vërtetës)  shkrepi një selfie me shami koke nga ato që mban shpesh mbretëresha Elisabetë.

Është e vështirë sidoqoftë ta nxjerrësh zakonin nga njeriu, e këtë e tregoi qartë me lëmshin e varëseve në fyt dhe kanatjeren transparente prej dantelle të zezë.

Këngëtarja për çdo rasti i garantoi fansat se nuk është ende gati të tërhiqet, dhe në foton e radhës,  tashmë vetvetja,  shihet duke kthyer “në puro” bishtin e një furçeje make up-i.

Mesazhi ”duhani është më i mirë se intimiteti”. Dhe ne që menduam se po ndryshonte!

Previous ArticleNext Article