Miriam Cani: Ja kur do të bëj dasmë me Albanin! 0 713

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj kanë një histori disa vjeçare dashurie nga e cila ka lindur dhe vajza e tyre e bukur, Ameli. Një marrëdhënie që i ka rezistuar kohës, fjalëve dhe gjithçkaje që mund të mendohet, por paçka të gjithave çifti asnjëherë nuk ka folur per të bërë dasmë. Flasim për një dasmë nga ato për të shitur mend gjithandej!

Duke qenë se jemi në sezonin e dasmave sytë të gjithë i kthejnë nga VIP-at dhe kryqëzojnë gishtat për diçka të madhe, por këtë herë Miriami na ka zhgenjyer me përgjigjen e saj. Bukuroshja ishte e ftuar në eventin e “ Class” dhe ka qenë gazetari i emisionit Thumb ai që ka ka thumbuar këngëtaren nëse ishte në plan një dasmë. Miriami u përgjigj se nuk e kishte në plan për të bërë dasëm me Albanin, por e mendonte dhe kur të binin dakort do të zgjidhnin sëbashku momentin e duhur.

Me zemër të thyer e pranojmë atë që Miriami tha, por nuk mund të mos shpresojmë dhe të urojmë që ta shohim këngëtaren sa më shpejt me të bardha!

Previous ArticleNext Article