Sandalet dhe shapkat këtë sezon në dy ekstreme! 0 156

Nga të sheshtat, te takat, ja top-sandalet e sezonit. Ka tip sport, por edhe elegante. Bie në sy platforma e thurur, goxha e preferuar këtë herë dhe fakti që praktikes, në disa raste i shtohen dhe elementë shik: lule, gurë të shndritshëm, rruaza duke shkrirë kështu në një eleganten me të rehatshmen.

Pamja e guximshme e lëkurës së plotë me sa duket nuk del ndonjëherë nga moda, megjithatë sivjet gjejmë edhe shapka mjaft interesante me material velur. Takat gjysëm vijnë të qëndrueshme por ka edhe të holla.

Atyre që u pëlqen stili “chunky”, do ta gjejnë veten shumë mirë këtë sezon po në të njëjtën masë sa ato që kërkojnë shik-un edhe tek shapkat, çka e ofrojnç ato të bardhat në foto, të bukura dhe gati për t’u veshur!

Previous ArticleNext Article