Shqiponja me dy koka që çmendi serbët 0 235

Mediat serbe kanë reaguar menjëherë ndaj festimit me simbolin e shqiponjës nga dy lojtarët me origjinë shqiptare të Zvicrës, Xhaka e Shaqiri, duke e quajtur si provokim.

Gazeta serbe “Kurir” ka shkruan se FIFA duhet të reagojë menjëherë ndaj “provokimeve”, siç i quajnë ata. “E papranueshme! FIFA duhet të reagojë urgjentisht për shkak të këtij provokimi”.

“E papranueshme! FIFA duhet të reagojë urgjentisht për shkak të këtij provokimi”, shkruan Kurir.rs.

Komente gjithë vrer vijojnë edhe te Telegraf.rs, e cila fitoren e ka cilësuar si rezultat të shqiptarëve dhe të gjyqtarit të takimit, e ndërsa  B92 e ka cilësuar si provokim festën e shqiptarëve. “Mezi priti – Xhaka provokoi me festimin me shqiponjë”, shkruan ky portal.

Previous ArticleNext Article