KreuCelebrity

Vazhdon festa për golat e Xhakës dhe Shaqirit, ja si feston këngëtarja e famshme!

Golat e djeshëm të Xhakës dhe Shaqirit kundër Serbisë gjatë lojës Zvicër– Serbi ishin burim gëzimi për të gjithë shqiptarët.

Rrjetet sociale, por edhe mediat shqiptare dhe botërore i dhanë rëndësi shumë të madhe, jo vetëm golit të lojtarëve me orgjinë shqiptare, por edhe gjestit të tyre me duar, simbolit të shqiponjës.

Lidhur me këtë ngjarje, shumë entuziast kanë qene edhe yjet e showbizit shqiptarë, të cilët kanë ndarë gëzimin në llogaritë e tyre në rrjete sociale.

Mesa duket festa ka vazhduar edhe sot. Minuta më parë, Anxhelina Hadërgjonaj është shfaqur në një video duke kërcyer. Nisur nga shkrimi që shoqëron videon, duket se ajo po feston ende për golat e shënuar mbrëmë.

Albërie Hadërgjonaj ka publikuar këtë video. Anxhelina duket shumë e bukur, në formë të përkryer dhe mesa duket ka dhe një talent për kërcimin, jo vetëm për muzikën!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF