Era Istrefi në lidhje me producentin e njohur ndërkombëtar? 0 1148

Komentet që lënë fancat nëpër profilet e fotot të famshëmve, duket se nuk janë thjesht fjalë admirimi, apo ndonjëherë edhe kritika drejtuar idhujve të tyre, por shpesh fancat kanë nuhatjen për të vënë re edhe ndonjë të re që po ndodh në jetën e VIP-it.

Duket se kështu ka ndodhur edhe ke Era Istrefin, që sipas ndjekësve të saj ajo është në një lidhje dashuria me producentin e  njohur ndërkombëtar Diplo. Dyshimet lindën kur Diplo  në kohën që Era ishte në Xhamajkë për të xhiruar klipin e këngës “Prisioner”, ai komentoi në foton e saj duke e pyetur se kur kthehet (mesa duket e kishte marrë malli).

Një tjetër rast që i ka bërë te dyshojnë fancat e Erës ka qenë pak orë më parë në një fragment të shkurtër të këngës “Live it up”, postuar nga këngëtarja në të cilën producenti i famshëm ka lënë nje koment shkurt, pastër, qartë “One love!!!” (kjo është një frazë e marrë nga kënga Live it Up).

Megjithatë të gjitha mbeten në kuadër të dyshimeve, pasi nga dyshja nuk kemi patur ende asnjë reagim deri tani. Por do të na pëlqente të ishin bashkë, pse jo!

Previous ArticleNext Article